Dita ndërkombëtare e të zhdukurve, plagë e pashëruar e Kosovës

Kosova ka nevojë më shumë se çdo popull tjetër që të mobilizojë forcat politike dhe institucionet e shtetit për sensibilizimin e çështjes së të zhdukurve me dhunë.

Një aktivitet i ngushtë sensibilizimi bëhet në çdo 30 gusht në shenjë të iniciativave familjare dhe shtetërore që të gjejnë dhe përkujtojnë më të dashurit e tyre të zhdukur në vitin 1998-99 nga forcat serbe në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur kanë bërë homazhe te përmendorja e dedikuar personave të zhdukur, ku ka bërë homazhe edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kosova ka akoma edhe 1653 persona të zhdukur me dhunë tash e një çerek shekulli nga 6000 sa ishte shifra totale.

Në Kosovë ka të zhdukur edhe pas luftës nga forcat serbe në Kosovë si rasti i Hajkobillës, kur forcat serbe i morën dhe ua humbën gjurmët dy fëmijëve, Valonit dhe Fitimit, e të cilët më pas nuk figurojnë në listën e të zhdukurve pasi humbja e gjurmëve të tyre ka ndodhur më vitin 2000.

Në ditën ndërkombëtare të të zhdukurve po paraqesim dëshmi të humbjes pa gjurmë të dy fëmijëve në Hajkobillë.

Si u zhdukën Valoni e Fitimi në Hajkobillë?

Shtëpitë e fshatit Hajkobillë, përgjatë brezit kufitar me Serbinë janë boshatisur dhe shkretëruar pas lufte në liri, kur paramilitarët serbë rrëmbyen dy të rinj dhe vranë në pusi, Ramiz Mehmetin, punëtor shkolle.

Shehide Mehmeti, nënën e gjashtë fëmijëve, ka derdhur shumë lot për djalin e vetëm Valonin, vëllanë e pesë motrave, që u zhduk më 31 mars të vitit 2000 në oborrin e shtëpisë së tij në Hajkobillë, vetëm 20 metra distancë nga kufiri me Serbinë.

Që nga ajo ditë nënë Shehidja nuk e ka parë të birin, Valonin atëherë 13 vjeç dhe nipin Fitimin 18 vjeçar.

Nëse mijëra nëna me fotografi të bijve e bijave të tyre i kërkojnë ata në protesta si të zhdukur, nënë Shehidja e ka kërkuar dhe e kërkon djalin e saj Valonin si fëmijë të zhdukur në paqe, një vit pas lufte dhe atë nga paramilitarët serbë që zhdukën po ata shqiptarë që figurojnë si të zhdukur nga viti 1998-99.

Çka thotë nënë Shehidja për djemtë e zhdukur?

“Jemi të bindur se vetëm rojtari i malit të brezit kufitar (emri i njohur për redaksinë), e di për djalin tim të zhdukur.

Ai është i vetmi njeri këndej pari, i cili i kryen shumë punë Serbisë. Për këtë na ka bindur zhdukja e Veselit nga Zaiqeci, që ishte njeri me të meta mendore.
Ai ishte rrëmbyer përgjatë brezit kufitar nga forcat e ushtrisë jugosllave dhe nga vetë rojtari i malit.

Duke parë se kanë punë me një njeri të devijuar mendërisht, ata e kishin liruar Veselin.

Kur e pyetën Veselin kush e kishte rrëmbyer, ai tha roja e malit”.

Si ndodhi ngjarja?

“Dy djemtë e zhdukur, Valon Mehmeti e Fitim Vrajolli, kanë dalë nga shtpia në Prishtinë më 31 mars të vitit 2000 dhe janë nisur për në shtëpinë e tyre në Hajkobillë, afër kufirt me Serbinë”, thotë nënë Shehidja dhe përshkruan rastin:

“Në orën 9 kanë arritur në fshat me kombibus. Dihet se serbët shumë herë e kanë kaluar kufirin duke kaluar në Kosovë. Atë ditë i kanë rrëmbyer djemtë mu te shtëpia jonë!

Në atë pjesë nuk ka pasur njerëz të tjerë, sepse popullata është larguar nga atje për shkak të pasigurisë.

Pasi humbëm çdo gjurmë të djemve, e kemi paraqitur rastin në KFOR. Ata pasi kanë bërë rastin e hulumtimit me helikopter, janë takuar me zyrtarët serbë të brezit kufitar dhe përgjigja e tyre ka qenë nuk dimë asgjë.

Nga ky rast, shtëpitë në Hajkobillë janë braktisur nga popullata.

Që kjo dëshmi të jetë edhe më bindëse, burri im Ramizi, po atë ditë u vra me 28 plumba nga forcat serbe që kishin hyrë në fshat.

Djali dhe nipi janë nisur të shkojnë te baba i vet dhe daja, por nuk e kanë takuar, sepse në të njëjtën rrugë i kanë marrë edhe djemtë, kah ora 9 ndërsa Ramizin e kanë vrarë në ora 9.30”, tregonte nënë Shehidja për zhdukjen e djalit dhe nipit. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews