Deputeti Rrahmani: ”Kusari-Lila,nuk më përfaqëson politikisht…”

“…s’kam qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaruar që s’kam të bëj asgjë me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”.

I ftuar në “Debat Plus” te RTV Dukagjini ,deputeti    nga radhët e VV-së Eman Rrahmani, ka shpalosur detaje  nga  ligji për Fertilizim dhe Kodin civil, për të cilët ai thotë se nuk janë trajtuar asnjëherë në organet e VV-së.

Ai ka  treguar se  si projektligji , për  Kodin civil  ku edhe kanë kuptuar për përmbajtjen , ka ardhur në Kuvend në minutat e fundit.

“5 minuta para se me hi në votim për përmbajtjen, ku provohet që t’u lejohet ndryshimi i gjinisë varësisht qysh ndihen ata…”,ka thënë Rrahmani.

Natyrisht që ligjet vijnë prej qeverisë, që kryetari i qeverisë, kryeministri përgjegjës, fillimisht është kryeministri pastaj ministrat nga sponsorizohen. Secili ligj duhet të votohet  në qeveri ku është pjesë edhe kryeministri edhe zëvendëskryeministrat edhe të gjithë dhe pastaj vjen në Kuvend për me i bë ndryshimet dhe me i bë votimet të cilat janë”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se Kryeministri Kurti është përgjegjës ta menaxhojë këtë situatë .

Deputeti Rrahmani është ndalur edhe në një moment  të ndjeshëm politik rreth  bisedës telefonike të Mimoza Kusari -Lilës me   Millan Radoiçiq  të cilën e quan “Skandal”.

Ai ka thënë se ajo nuk e përfaqëson atë politikisht dhe as ideologjikisht.

“Unë kam thanë se edhe atëherë ka qenë gabim edhe tash është gabim, e sidomos kur e di që një person është në kërkim nga organet e shtetit edhe është në listën e zezë të Amerikës. Kështu që s’kam qa me i shtu ma shumë e as me i hek ma shumë, në aspektin e përfaqësimit politik dhe ideologjik kom deklaruar që s’kam të bëj asgjë me Mimoza Kusarin edhe me Alternativën si subjekt”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews