Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në lidhje me arsyet e vendimit të Jurgen Klopp për t’u larguar nga Liverpooli.
Më herët gjatë muajit janar, bota e futbollit u “dridh” pasi u konfirmua se Kloppi do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit 2023/2024.
“Pas shumë viteve që kishim së bashku dhe pas shumë kohëve që kaluam së bashku dhe pas të gjitha atyre sfidave që i kapërcyem së bashku, respekti që kam rritur ndaj jush, dashuria juaj ndaj meje, unë të paktën iu detyrohem ta them të vërtetën, dhe kjo është e vërteta.
Gjermani e udhëhoqi Liverpoolin drejt triumfit në Carabao Cup dhe përfundoi në pozitën e tretë në Ligën Premier në sezonin e tij të fundit.
Në një intervistë të dhënë për Il Giornale, Ancelotti përmendi “barrën e tepërt” si një arsye të mundshme mbrapa vendimit të Kloppit për t’u larguar.
“Unë nuk shoh diçka të veçantë, kjo gjithmonë ka qenë puna jonë por çështja e Klopp është diçka tjetër. Këtë e kemi ndjerë që nga fillimi, kjo është ajo që e bën të veçantë punën në këtë fushë. Presioni i vazhdueshëm, përgjegjësia e madhe që të shpie deri tek barra e tepërt. E njëjta i ka ndodhur edhe Arrigo Sacchit”, ka thënë Ancelotti.