Bullgaria kushte edhe Serbisë, Radev: Respektoni të drejtat e bullgarëve, ose s’ka BE

Sofja zyrtare e kushtëzon rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian (BE) me përmirësimin e të drejtave të bullgarëve.

Presidenti bullgar Rumen Radev i ka dërguar një mesazh Serbisë se rruga e vendit drejt BE-së mund të hapet vetëm nëse respektohen të drejtat e bullgarëve në atë vend.

“Bullgaria është motori kryesor i integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kriteri bazë me të cilin do të japim mbështetje është gjendja e bashkatdhetarëve tanë në secilin vend – kushtet për zhvillimin e tyre ekonomik dhe social dhe mbi të gjitha mundësia e tyre për të mbrojtur identitetin e tyre kombëtar, gjuhën, kulturën, kujtesën historike”, theksoi ai.

Këtë mesazh Radev ia ka drejtuar në ceremoninë e ndarjes së Urdhrit “Stara Planina” figurës së shquar të pakicës kombëtare bullgare në Serbi dhe kryetarit të Qendrës kulturore dhe informative “Bosilegrad”, Ivan Nikolov.

“Duke mbrojtur të drejtat dhe liritë e bashkatdhetarëve tanë në Republikën e Serbisë dhe duke kundërshtuar të gjitha përpjekjet për të cenuar të vërtetën historike, Ivan Nikollov është vendosur si një shtyllë e vërtetë morale”, tha Radev. Ai shtoi se do të vazhdojë të punojë në mënyrë aktive me udhëheqjen shtetërore serbe për zgjidhjen e problemeve të bullgarëve në Serbi.

Të njëjtën gjë thotë Radev edhe për Maqedoninë. Numri më i madh i bullgarëve në Serbi jetojnë në dy komuna në juglindje të vendit – Bosilegrad dhe Dimitrovgrad. Sipas regjistrimit të fundit të vitit 2022, në Serbi janë 13,000 bullgarë. Ata përfaqësonin 0.2 për qind të popullsisë së përgjithshme në Serbi. Ndryshe, në Prishtinë ka shkuar edhe eurodeputeti bullgar Angel Dzambaski, nga ku ka thënë se edhe në Kosovë ka bullgarë.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews