“Bota serbe”, fsheh dorën pas vizitës së kreut të CIA-s
Se CIA e di kush ishin pjesëtarët e BIA-s dhe MUP-it serb kur u sulmuan ushtarët e KFOR-it në maj të vitit të kaluar në veriun e Kosovës, kjo u vërtetua nga kërkesa e Ndihmës Serkretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Politika të Sigurisë gjatë një vizite në Beograd, Boris Ruge, drejtuar presidentit të Serbisë Vuçiq, ditën kur në Beograd zbarkoi edhe Drejtori i CIA-s William Burns.
Nga ajo që zhvillohej në terren, Burs dhe NATO, ishin të koordinuar në kërkesa pasi që Ndihmësi i Sekretarit të NATO-s vuri kërkesa direkte te Vuçiq për vënien para drejtësisë të pjesëtarëve serbë të dhunës ndaj KFOR-it si dhe hapje përgjegjësie penale për sulmuesit e Banjskës në shtator të vitit të kaluar.
NATO pret që Serbia t’i arrestoi aktorët që përdorën dhunë kundër ushtarëve të KFOR-it në Kosovë, diçka që mediat në Beograd kanë dhënë detaje se Vuçiq ka pranuar të vendos ligjin përballë tyre.
Boris Ruge, ka dhënë pak më shumë detaje nga takimi me Vuçiq sipas informacioneve nga Serbia duke i kërkuar atij të vendoset në qendër të sigurisë rajonale për sa i përket Kosovës, me kërkesën eksplicite t’i arrestojë huliganët që sulmuan ushtarët e KFOR-it në muajin maj të vitit 2023.
Me këtë sulm ndaj KFOR-it, Ruge kujtoj se ngjarjet e dhunës serbe mbi KFOR-in kishin nisur kur ata po i mbronin kryetarët e sapo zgjedhur shqiptarë në katër komunat veriore,që pengoheshin të hynin në objektet komunale.
Pas largimit të Bërns nga Beogradi, Vuçiq ka pritur presidentin e Republikës Serbe Millorad Dodik, për siç u tha në një deklaratë ironike pas Burns se ata folën për sistemin ekonomik dhe vendosjen e hekurudhës dhe linjave të transmisionit energjetik të përbashkët dhe migrimet në të dy pjesët e vendit, serbi dhe Republika Serbe.
Në takim nuk u fol për retorikën secesioniste, por NATO dhe CIA kanë lënë porosi të qarta duke bërë të ditur Serbisë se do të paguaj çmim nëse rrezikon paqën, Dejtonin dhe kërcënimin e Kosovës.
Se SHBA është tepër serioze në angazhimet në Ballkanin Perëndimor në një fron të përbashkët me aleatët është edhe fakti se Kosova mund të preket edhe me masat shtesë të sanksioneve , nëse bëhen lëvizje te ura e lumit Ibër, hapja e të cilës cilësohet nga DASH si rrezik direkt për ushtarët e KFOR-it amerikanë nga kampi ushtarak në veri ,të cilët do ishin të parët në reagim ndaj çdo konflikti ndëretnik, pas hapjes eventuale të urës.
Ura mbi lumin Ibër po tregohet me rreziqe të mëdha dhe problemi i hapjes së saj ka ekzistuar qeveri pas qeverie, por në një koordinim me SHBA dhe aleatët, ka vazhduar të rezistojë e paprekur nga të dyja anët e qytetit të ndarë të Mitrovicës./telegram News