Berat Gjimshiti është shprehur falënderues për tifozët dhe të gjithë ata që i mbështetën në Euro 2024.
Kapiteni i kuqezinjve shtoi më tej se ata zhvilluan paraqitje të mira, por që ishin në një grup të vështirë.
“Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje”.
“Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira”.
“Kemi bërë gabime, por është një eksperiencë e madhe për ne. Për të gjithë që bënë Evropianin e parë, siç jam edhe unë”.
“Të rinjtë do të mësojnë dhe do të përmirësohen shumë”, shtoi më tej qendërmbrojtësi kuqezi.