Granit Begolli e ka nisur edhe zyrtarisht punën tek klubi i futbollit Liria, ku u rikthye pas një eksperience pozitive që e kishte paraprakisht atje.
Trajneri prishtinas e mori në dorë ekipin prizrenas, me të cilin e synon një sezon të suksesshëm.
Begolli ndihet krenar dhe i privilegjuar që iu dha një mundësi e tillë, ndërsa zotohet se do të mundohet t’i bëjë krenarë tifozët “Arpagjikt”, të cilët i bënë atij pritje të ngrohtë, ndërsa bashkërisht me stafin dhe me lojtarët i synon arritjet e objektivave për sezonin e ri.
“Nder e privilegj i madh për mua që të jap kontributin në një klub të madh si FC Liria. Me punë e përkushtim të madh – do synojmë të arrijmë objektivat e klubit për edicionin e ri. Faleminderit për besimin, shpresojmë në një punë të përbashkët për suksese të mëdha. Faleminderit po ashtu tifozëve ‘Arpagjikt’ për mikpritjen e ngrohtë – shpresojmë t’iu bëjmë krenar”, shkroi në Facebook trajneri Begolli.
Begolli ka bërë punë të mirë dhe ka arritur rezultate pozitive nën drejtimin e klubeve të ndryshme si Liria, Vëllaznimi, Feronikeli, Suhareka e Vushtrria.