Arratisja e Faton Hajrizit – Arrestohet edhe një person që dyshohet ta ketë ndihmuar

Faton Hajrizi është arratisur nga Burgu i Smrekonicës me 6 korrik të këtij viti.

Sot është arrestuar edhe një person që dyshohet se e kishte ndihmuar atë. Ky është personi i dytë i arrestuar, pasi një ditë më parë në pranga u vu edhe një i dyshuar për arratisjen e Hajrizit nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin për arrestimin e dytë e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni.

“I dyshuari është arrestuar rreth orës 16:00 dhe i janë caktuar 48 orë paraburgim”, tha Preteni.

Ndërsa, për personin e dyshuar, i arrestuar të shtunën, Preteni tha se do të kërkohet caktimi i masës së paraburgimit në gjykatën kompetente ndaj tij.

“Do të kërkohet caktim i masës se sigurisë për njërin që është arrestuar dje”, tha Preteni.

Detaje se në çfarë forme i kanë ndihmuar Hajrizit, të dyshuarit të arratisej nga burgu nuk janë dhënë.

Faton Hajrizi i cili u kërkua rreth 40 orë nga autoritetet e Serbisë si i dyshuar për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e një tjetri, është vrarë të premten që lam pas.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews