Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Ramush Haradinaj, ka prezantuar sot anëtarin më të ri në parti, profesorin Veli Kryeziu.
Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në Facebook.
“Kosova duhet të ndërtojë të ardhmen mbi themelet e forta të dijes, vlerave dhe përkushtimit ndaj interesit kombëtar. Kënaqësi të veçantë mirëpresim në familjen e Kosovës Fituese Prof. Veli Kryeziun, intelektual i shquar për kontributin e tij në fushën shkencore të historisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se ardhjet e reja dëshmojnë se “Kosova Fituese po konsolidohet.”
“Bashkimi i forcave me personalitete të shquara akademike si Prof. Kryeziu, dëshmon qartë se vizioni ynë për Kosovën Fituese po konsolidohet me ekspertizën më të lartë profesionale dhe vlerat më fisnike të atdhedashurisë”, është shprehur Haradinaj.