Të shtunen ka nisur zyrtarisht fushata zgjedhore në Kosovë. Vetëvendose e ka nisur fushatën zyrtare në Gjakovë, Partia Demokratike e Kosovws (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovws (LDK), kanë hapur fushatën elektorale në Prishtinë dhe AAK, në Prekaz.
në Gjakovë, ku atmosfera elektorale e vetëvendosjes nuk ishte siç ishte parë më heret, kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti, ka thënë se si koalicion bashkë me Alternativën e Listën Guxo “dinë dhe duan” ndryshimin.
Me neve në Qeveri, partnerja kryesore tregtare është Shqipëria dhe orientimi ynë është evropian . Ne Kosovës ia shtojmë zhvillimin e ia heqim korrupsionin, ia heqim mjerimin e ia shtojmë prodhimin, ia shtojmë drejtësinë e ja heqim krimin dhe ja shtojmë barazinë e ja heqim varfërinë”, ka thënë Kurti.
Kurti ka thënë se si koalicion LVV, Alternativa dhe Guxo dalin para qytetarëve me të arriturat e qeverisjes katërvjeçare, e që sipas tij e kanë rritur ekonominë, demokracinë e mirëqenien dhe kanë bërë të paprekshme sigurinë. Kurti tha se 110 kandidatët e listës së tyre janë njerëz të ndershëm e profesionistë, të guximshëm e punëtorë, sepse, sipas tij, pas 9 shkurtit e tillë duhet të jetë edhe qeveria.
Salla “1 tetori”, e vogël për simpatizantët e PDK-së me numër 131
Salla “1 Tetori në Prishtinë ka qenë e vogël për elektoratin dhe të interesuarit e PDK-së, që brenda saj të përcjellin atmosferës festive të hapjes së fushatës zgjedhore nga kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi i cili ka shpalosur disponimin mbretërues të kësaj partie për garën zgjedhore të 9 shkurtit. Kryetari i PDK-së ka thënë në fillim se ai po udhëheq PDK-në për të dytën herë në fushatë zgjedhore dhe në zgjedhjet e para ka fituar shumë komuna kryesore në Kosovë ku PDK po qeveris me sukses të plotë. Memli Krasniqi ka shprehur optimizëm për fitoren e kësaj partie dhe këtë e ka bazuar edhe te numri shumë i madh qytetarë, shumica e të cilëve kanë mbetur jashtë sallës “1 Tetori”, e ku disa qytetarë i janë drejtuar deputetit Enver Hoxhaj me pyetjen “pse nuk keni zgjedhur sallë më të madhe për të mos mbetur askush jashtë”?
Pas paraqitjes se kryetarit të PDK-së para qytetarëve në sallë, janë lexuar emrat dhe numrat e 110 kandidatëve për deputetë nga kjo parti, e më pas, interesimi ka kaluar në prezantimin e programit të kandidatit për Kryeministër të Kosovës nga PDK, Bedri Hamza, i cili ka premtuar ndryshime rrënjësore qeverisëse në kuadër të slloganit të tij “Kosova mundet më mirë”.
Bedri Hamza ka premtuar ngritje pagash në sektorin publiko-privat, rritje pagash për 50% për shtresën pesnsionale, rritje pagash për të gjithë shërbyesit publiko-privat, sigurime shëndetësore, mbështetje për biznese, infrastrukturë avancuese, ulje çmimesh në energji elektrike dhe shërbimet tjera qytetare.
Interesim i madh simpatizantësh për LDK-në në Prishtinë
LDK, e ka filluar fushatën zgjedhore në një atmosferë intersimi si kurrë më parë, në një tubim madhështor të organizuar në Prishtinë, ku kryetari i partisë dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, prezantoi listën e plotë të 110 kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit nën numrin partiak 124.
Derisa i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ironizoi me moton që subjekti i Albin Kurtit e ka pasur në periudhën parazgjedhore.
“Le t’u themi cep më cep, paratë e vjedhura do t`i ktheni cent më cent”, u shpreh Lumir Abdixhiku nga Prishtina, duke ironizuar me slloganin e LVV-së.
AAK fushtën e hapi në Prekaz
“Prekazi na bashkon. Prekazi është betimi ynë për shtet e atdhe, për liri e për demokraci. Prej këtu, nisemi për Parlamentin e Kosovës, me 9 shkurt me votën e qytetarëve, vazhdojmë për Kosovën fituese, anëtare e NATO-s, e zhvilluar ekonomikisht dhe e barabartë me shtetet më të zhvilluara”, ka deklaruar Haradinaj”, u shpreh Ramush Haradinaj në Prekaz./Telegram News