Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajtur kryeministrin e Kosovës mosmirënjohës.

Haradinaj deklaroi kështu në tubimin zgjedhor të mbajtur në Gjakovë.

“Qyteti me numrin më të madh të të vrarëve në luftë, qyteti më i djegur dhe qyteti me numrin më të madh të luftëtarëve ia dha Kurtit 23 mijë vota. Dhe çka bëri ai? E ndali ndërtimin e rrugës deri në Gjakovë”, tha Haradinaj.

“Pra, e hoqi nga buxhetimi këtë rrugë e cila ishte paraparë të ndërtohej për një vit. Çfarë borxhi ia pati Gjakova?”, theksoi ai.

Në këtë tubim pati një numër goxha të madh të qytetarëve që morën pjesën.

Aty ishin edhe partnerët e tjerë të koalicionit, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Forumi 30, dhe Lista Ideal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews