Aktorët e Teatrit Kombëtar në grevë, anëtarja e Këshillit Drejtues të Teatrit po e moderon fushatën e Kurtit

Derisa aktorët e Teatrit Kombëtar prej kohësh janë në grevë, anëtarja e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar, Vlora Merovci, po e moderon çdo ditë fushatën zgjedhore të kryeministrit Albin Kurti.

Një veprim i tillë e ka nxitur reagimin e aktivistes së PSD-së, Teutë Rrusta.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se kjo tregon pse kërkesat e aktorëve po injorohen nga Qeveria Kurti.

“Kjo është Vlora Merovci, Alma, që ka luajtur te Familja Moderne. A ju kujtohet? Por, ajo po ashtu bart pozitën e anëtarës së Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar. E sot e shohim në një rol të ri, atë të prezantueses në tubimet elektorale të pushtetit. Merreni me mend! Përderisa aktorët e teatrit ku ajo është drejtuese janë në grevë për kushte më të mira, e objekti i Teatrit nuk funksionon që më shumë se 2 vite, Vlora qenka kujdesur për t’ia siguruar një rol vetes. Mungesa e solidariteti po shihet e nuk do fort koment, por tash po kuptohet edhe arsyeja pse qëndresa e aktorëve po injorohet. Vlora e zënë për t’ia siguruar edhe një mandat këtij pushteti”, ka shkruar Rrusta në profilin e saj në “Facebook”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews