Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi ka treguar se si e ka joshur talentin nga Kosova, Medon Berisha, t’i lë Dardanët për kuqezinjtë.
Sylvinho ka publikuar para disa ditësh listën e Shqipërisë me emrat e ftuar për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Një nga emrat më befasues në listën e trajnerit brazilian është talenti 20-vjeçar, Medon Berisha, i cili luan me Leccen në Serie A.
Megjithatë, historia e Berishës është interesante, pasi vetëm para një viti e gjysmë ai mbante veshur fanellën e Kombëtares së Kosovës U-21.
Por, ishte trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi, i cili e joshi atë ta ndërroj fanellën e Dardanëve me atë të kuqezinjve, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje me Kosovën.
Është vet Bushi që në konferencën e sotme (e mërkurë) për shtyp ka zbuluar se ia ofroi shiritin e kapitenit për ta bindur Berishën që ta lë Kosoën.
“Mbaj mend në herën e parë kur e kam kontaktuar ishte pjesë e Kosovës dhe i premtova edhe shiritin e kapitenit që të ishte pjesë e Shqipërisë”, ka thënë fillimisht Bushi në konferencë.
“I premtova sepse shihej që kishte shumë personalitet në fushën e lojës, ishte një lider dhe e meritoj plotësisht”, përfundoi trajneri i Shqipërisë U-21.