Aktakuzë ndaj zyrtarëve të MASHT-it dhe pronarëve të dy kompanive, i shkaktuan dëm buxhetit 390,973.80€

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj N.S. dhe B.B. (zyrtarë të MASHT-it) dhe V.B. e M.S. (pronarë kompanish) për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas aktakuzës, N.S. dhe B.B., gjatë implementimit të kontratave për furnizim me teknologji informative, kanë tejkaluar kompetencat dhe kanë lejuar dokumentacione për pagesa që tejkalojnë 30% të kontratave, duke shkaktuar dëm prej 390,973.80€. Ata gjithashtu kanë krijuar dokumente të rreme për duplifikimin e pagesave.

V.B. dhe M.S. akuzohen gjithashtu për “Shmangia nga tatimi” dhe “Falsifikim dokumentesh”. Prokurori ka propozuar që të pandehurit të shpallen fajtorë, të konfiskohet vlera prej 186,500.00 euro e banesave të blera me paratë e fituara nga veprat penale dhe të shqiptohet ndalim për ushtrimin e profesionit për N.S. dhe B.B.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews