Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për punimet në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku teksa ka shkruar për rrugën që do të lidh Pallatin e Drejtësisë me rrugën Prishtinë-Gjilan, ka bërë thirrje që të injorohet propaganda dhe urrejtja.
“Rruga ‘Nekibe Kelmendi’, një investim tjetër kapital në Prishtinë. Një tjetër përkushtim i yni për fokus në gjëra që kanë rëndësi e që bëjnë vërtetë ndryshim! Për këtë duhet të jetë shërbimi publik! Për këtë LDK qëndron sot! Injorojeni propagandën, urrejtjen e përçarjen. Kosova ka shumë punë më të mençura para vetes se sa të ngecë në moçalin e zymtësisë”, ka shkruar Abdixhiku. /TelegramNews.com.