Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi ka qenë e ftuar këtë javë në programin “Show i së Premtes”. Përgjatë emisionit ajo foli për tema të ndryshme.
Përballë moderatorës Adelina Ismaili rrëfeu të pathënat nga jeta e saj private dhe profesionale.
Në një pjesë të emisionit këngëtarja foli edhe për veshjen e saj e cila shpesh komentohet nga publiku.
Llalloshi tha se i ka qëndruar besnike stilit të saj në veshje dhe asnjëherë nuk është ekspozuar paa publikut.
Sipas saj, kjo ka qenë një ndër arsyet se pse njerëzit e kanë dashur më së shumti, dhe madje shpesh ia thonë këto komente kur e takojnë këngëtaren.
“Është shumë interesante që shpesh herë me Milotin qeshin, nëpër aeroporte përshembull më ndalin njerëzit dhe më thonë ‘A e din bre Edona se pse të duam më së shumti?’, dhe Miloti thotë ‘E di valla, vetëm sepse nuk zhvishet’”, ka thënë Edona.
Përgjatë emisionit, Llalloshi dhe Adelina shtjelluan shumë ngjarje dhe histori nga e kaluara e tyre, duke kujtuar kohën kur ishin bashkë në estradë dhe kushtet e këngëtarëve atëherë që ishin shumë më ndryshe, por lidhja mes tyre ishte më e madhe.