Sot rreth orës 12:00 ka ndodhur një aksident trafiku në Prishtinë, ku janë përfshirë shtatë vetura nga to katër prej tyre në lëvizje dhe tri vetura të parkuara.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, duke thënë se si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete( 4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut të kryeqytetit”, ka thënë Ahmeti.