“Flakaresha” taze të administratës  Trump për Qeverinë Kurti

Inaugurim i Presidentit Donald Trump më 20 janar, ka çuar te kritika të reja të ish-emisarit special të administratës Trump 1 dhe emisarit të ri për Misione Speciale Grenell në administratën Trump 2, ndaj dyshes qendrore të Qeverisë Kurti dhe dyshes së parë të vetëvendosjes Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, lidhur me kritikat e Konjufcës për demokratët.

Analisti Selatin Retkoceri sjell kritikat e emisarit për Misione Speciale Grenell për Kosovën dhe për Telegram News thotë:“Mosftesa e presidentes zonjës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në inaugurimin e Presidentit Donald Trump me 20 janar 2025, ngjarje e rëndësisë botërore, ka goditur rëndë dy figurat më të larta të shtetit tonë, Kurtin dhe Konjufcën. Tentativa e zonjës Donika Gërvalla për të kamufluar pjesëmarrjen e saj në këtë ngjarje, doli të jetë një gënjeshtër e cila u demaskua shumë shpejt duke u kuptuar se shefja e politikës së jashtme Donika Gërvalla, nuk u lejua të futet në sallën e madhe ku inaugurohej  dhe mbante fjalimin Presidenti i ri i SHBA-ve. Pjesëmarrje në inaugurim të presidentit kishin siguruar kryetari i AAK-së Haradinaj, pronari “oligark” i Devolli Group Shkelqim Devolli, kryetari i komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe biznesmenë e afaristë të tjerë shqiptarë nga Kosova e Amerika. Derisa për mungesën e presidentes dhe kryeministrit të Republikës së Kosovës që u tentua të kamuflohet me shefen e zyrës së presidentes dhe zëvendëskryeministren, ju doli huq bashkë me të gjitha huqet tjera për këto katër vjet të dështimeve të mëdha në qeverisjen vendore e në diplomaci”, deklaron Retkoceri.

Grenell paralajmëron ndëshkime të reja për Kosovën

Analisti Retkoceri elaboron paralajmërimet e reja të emisarit Grenell për Kosovën dhe thotë: “Shuplaka e radhës vjen nga Grenell, emisar i lartë, ambasador dhe misionari shumë i afërt me Trump, nga i cili tani tha: “Kosova pritet të ndëshkohet me masa të reja ekonomike e politike” për shkakun e sjelljeve të papërgjegjshme të udhëheqësve të saj ndaj obligimeve e detyrave që i kanë marrë nga marrëveshja e Brukselit dhe aneks marrëveshja e Ohrit. Grenell, vazhdon duke vlerësuar se kjo qeveri i ka sjellë marrëdhëniet Kosovë-SHBA në pikën më të ulët që prej shpalljes së pavarësisë e deri më sot. Grenell, zë në gojë edhe deklaratën e Konjufcës në televizionin publik RTK, ku i pari i Kuvendit, kritikon dy ish presidentët demokratë Obama dhe Biden, duke e kritikuar kryetarin e kuvendit se kjo formë e të bërit politikë nuk është e përshtatshme për SHBA-të. Në anën tjetër kryeministri kishte marrë pjesë në një tubim elektoral të demokratëve dhe kështu e kishte mbështetur hapur zonjën Kamala Harris për këto zgjedhje por edhe para katër viteve Joe Biden, por përkundër kësaj Grenell konstaton se edhe administrata Biden kritikoi ashpër për jo konsistencë Albin Kurtin. Tani po numërojmë vetëm disa nga dështimet e mëdha të qeverisë Kurti në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke filluar:  Aplikimi i masave ekonomike të BE-së dhe Amerikës kundër Kosovës. Ministrave të Qeverisë Kurti u është refuzuar udhëtimi për në SHBA, derisa ministrat tjerë nuk kanë aplikuar për viza, dihet mirë fakti se ministrja e drejtësisë

Albulena Haxhiu ka marrë refuzim të vizës nga ky shtet. Zëvendës kryeministrja Donika Gërvalla ka udhëtuar pa ftesë në ShBA, me gjasë me pasaportë gjermane, por të njëjtës nuk i është lejuar pjesëmarrja në inaugurim të presidentit Trump. Ka pasur edhe shumë dështime të tjera, por në këtë rast po e ndalim me kaq duke konstatuar se rezultatet e kësaj qeverie janë tejet minore në zhvillimin ekonomik të vendit, derisa diplomacia me zonjën Gërvalla ka qenë inekzistente. Grenell i ka bërë thirrje publike popullit që të mos e votojnë një qeveri që po e çon Kosovën drejt izolimit ndërkombëtar./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews