SHBA-ja thellësisht e shqetësuar me moscertifikimin e Listës Serbe

SHBA-ja ka shprehur shqetësimin për moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ambasada e SHBA-së në Kosovë, në një përgjigje për KOHËN, ka thënë se është thellësisht e shqetësuar me veprimet e disa anëtarëve të KQZ-së për t’i mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe.

“Veprimet e KQZ-së duhet të kufizohen strikt në standarde e procedura ligjore, me çdo vendim për skualifikim të kandidatëve të bazuar vetëm në zbatim të barabartë të ligjit. Procesi elektoral duhet të jetë transparent, kredibil dhe i lirë nga ndërhyrjet politike”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës për KOHËN.

Ambasada e SHBA-së ka thënë se është shumë e shqetësuar nga “përfshirja e dukshme e kritereve të motivuara politikisht në procesin KQZ-së të certifikimit të kandidatëve”.

“Veprime të tilla minojnë parimet themelore demokratike për zgjedhje të lira e fer, pasi i hapin dyert ndikimit subjektiv politik mbi procesin zgjedhor”, thuhet nga Ambasada.

Ambasada e SHBA-së ka thënë se roli i KQZ-së është ta mbikëqyrë zhvillimin e zgjedhjeve e të sigurojë që ligji të zbatohet në mënyrë fer dhe të paanshme.

“Përgjegjësitë e saja duhet të mbeten të rrënjosura fort në procedurat ligjore, e jo në konsideratat politike”.

SHBA-ja u ka bërë thirrje partive politike, që kanë probleme me proceset e KQZ-së, të apelojnë në Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa.

“Ne i bëjmë thirrje çdo partie që ka probleme me proceset e KQZ-së që t’i shfrytëzojë mekanizmat institucionalë në fuqi, përkatësisht Panelin Zgjedhor për Ankesa e Parashtresa. Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të lejohen të garojnë në zgjedhje të lira dhe fer në përputhje me ligjin e Kosovës. Është thelbësore që votuesit, jo organet politike, të vendosin se kush i përfaqëson ata”, thuhet në reagim.

KQZ-ja në mbledhjen e të hënës ka vendosur të mos e certifikojë Listën Serbe.

Shkak për këtë janë vlerësuar thirrjet nacionaliste të kryetarit të Listës Serbe në Kosovë, Zllatan Ellek, të bëra gjatë prezantimit të listës zgjedhore.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews