Kurti: Politika destabilizuese e Serbisë problem për tërë rajonin, Kosova nuk do të tolerojë kërcënime nga askush

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur Serbinë krahun e zgjatur të Rusisë në Ballkan dhe kërcënimin më të madh për paqen në rajon.

Kurti duke folur për sfidat kryesore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, ka paralajmëruar se rreziku nuk vjen vetëm nga Serbia, por edhe nga aleanca e saj me Rusinë.

Kurti theksoi se Beogradi luan rolin e krahut të zgjatur të Moskës në rajon, i cili paraqet një kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë. Kryeministri kosovar tha se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes dyja vendeve derisa Serbia refuzon të njohë realitetin dhe vepron si instrument i interesave ruse.

“Nuk mund të flasim për normalizim të marrëdhënieve derisa Serbia refuzon të njohë realitetin dhe vepron si instrument i interesave ruse. Politika e saj destabilizuese nuk është problem vetëm për Kosovën, por për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti në një intervistë për mediumin kroat Veçernji list.

Kurti theksoi se Moska po përdor Serbinë për të arritur qëllimet e saj gjeopolitike, me qëllim të dobësimit të Bashkimit Evropian dhe NATO-s. “Regjimi i Putinit e sheh Ballkanin Perëndimor si një pikë të dobët në Evropë. Ai përmes Serbisë po mundohet të përhapë ndikimin e tij dhe të shkaktojë destabilitet në rajon”, thekson kryeministri i Kosovës.

Kurti në këtë intervistë tha se beson që  SHBA-ja do të mbetet aleat kyç i Kosovës, veçanërisht përballë kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia. “Ne presim nga administrata në Uashington mbështetje të qartë për forcimin e shtetësisë dhe sigurisë së Kosovës. Amerika ka qëndruar gjithmonë pranë nesh dhe kjo është më e rëndësishme tani se kurrë”, tha ai.

Kurti tha se Kosova do të vazhdojë të forcojë pozitën e saj në skenën ndërkombëtare dhe të punojë për ndërtimin e paqes në rajon. “Kosova është e përkushtuar për stabilitet, por nuk do të tolerojë kërcënime dhe destabilizime nga Serbia apo askush tjetër. Qëllimi ynë është paqja, barazia dhe prosperiteti për të gjithë qytetarët tanë”, ka përfunduar Kurti.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews