Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka folur për javën kundër korrupsionit, si dhe për ftesën drejtuar kryeministrit Kurti nga ana e prokurorisë, si dhe për listat e deputetëve në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.
Ai tha se kryeministrit Kurti nuk i kufizohet e drejta për të garuar në zgjedhjet e përgjithshme më 9 shkurt të vitit ardhshëm.
Miftaraj sqaroi vendimin e marrë në Kuvend lidhur me kriteret dhe kushtet lidhur me kufizimet e kandidatëve për të marrë pjesë qoftë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, qoftë në ato komunmlae.
“Në bazë të këtij ligji i kufizohet një e drejtë secilit qytetar të Kosovës, i cili është dënuar në tri vitet e fundit me burgim efektiv prej një viti … Ftesa e kryeministrit Kurti [nga prokuroria] nuk i kufizon të drejtën për të garuar dhe për t’i prirë listës së Vetëvendosje në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm”, tha Miftaraj.
Në magazinën informative “InfoPlus” të RTK, Miftaraj tha se kryeministri Kurti, sipas informative, del se ai është ftuar për rastin e rezervave e që, sipas tij, është në afatet e fundit kohor që Prokuroria duhet të marrë një vendim për të pushuar një hetim a për të pushuar një aktakuzë.
“Nëse shohim se si vepron Prokuroria Speciale dhe nëse ka marrë në pyetje të gjithë personat të dyshuar që potencialisht janë të përfshirë në këtë rast apo edhe dëshmitarët, të njëjtit në këtë rast me shumë të drejtë mund ta kenë vlerësuar se kryeministri Kurti të thirret si dëshmitar i fundit në këtë proces, para se të marrin një vendim për këtë rast”, tha Miftaraj.
Ai shtoi se nëse merret për bazë faktin që vetë kryeministri Kurti ka nënshkruar një vendim në një mbledhje të qeverisë për rezervat shtetërore. Që atëherë është konsideruar si konfidencial. Atëherë është e domosdoshme për Prokurorinë që ta marrin në pyetje që të kërkojnë sqarime lidhur me proceduarat me procesin e vendimmarrjes.