Pas heqjes së masës së sigurisë ndaj mallrave serbe, nga ndalesa e kufizuar në atë të kontrollit të shtuar, janë rritur enorm dërgesat me produkte nga Serbia të cilat për momentin mesatarisht në ditë evidencojnë afro 100 dërgesa mallrash vetëm në pikë kalimin kufitar në Merdarë.
Kjo deklaratë e drejtorit të Doganës së Kosovës Agon Llugaliu se vendi importon mbi 90 milionë euro mallra nga Serbia që është më i vogël se në të njëjtën periudhë të vitit 2023 kur ishte 177 milionë, duket irracionale pasi, deri pak para vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës së ndalesës për importet e mallrave serbe në Kosovë që i parapriu funksionalizimit të CEFTA-s edhe me Kosovën, del se maunat e Serbisë, ishin në embargon e Kosovës.
Llugaliu ka thënë se maunat e Serbisë po kontrollohen plotësisht në pikat kufitare me Kosovën, pasi rreziku është i shprehur në aspektin e sigurisë, kur dihet se për 24 orë vetëm nga Serbia futen në Kosovë 90 dërgesa.
Sasinë enorme të importeve nga Serbia e ka sfiduar analisti ekonomik Safet Gërxhaliu, duke thënë se në Kosovë është shfaqur inflacion i ri e të njëjtin e thotë edhe analisti ekonomik Selatin Retkoceri:
Retkoceri: Një vend që varet 90% nga importi, nuk duhet të mashtrojë se s’ka inflacion
“Acarimi i mardhënieve dhe intensifikimi i luftimeve në mes Ukrainës dhe Rusisë domosdoshmërisht ndikon në rritje të çmimeve dhe në inflacion. Gjithashtu lufta në Gjirin Persik më lindjen e mesme ku Izraeli po lufton kundër Hamasit dhe Hezbollahut ka ndikimin e vet në rritjen e çmimeve të naftës dhe gazit. Gjithnjë kur kemi rritje të çmimeve të derivateve dhe energjisë, patjetër që vjen deri te inflacioni apo mungesa e mallrave të konsumit ne treg, duke ndikuar automatikisht në shfaqjen e inflacionit dhe rritjen e çmimeve të konsumit. Inflacioni gjatë muajit nëntor është rritur, duke nënkuptuar se ka pasur e do të ketë rritje të çmimeve të artikujve themelorë jetësor. Kryeministri dhe ministri i financave nuk munden e as nuk duhet të mundohen të mashtrojnë qytetarët se vendi ynë nuk ka inflacion. Një vend që varet 90% nga importi, nuk ka mundësi që të merr masa restriktive të mbrohet nga inflacioni”, ka thënë analisti Retkoceri.
Ministri Hekuran Murati propagon se Serbia nuk është në top-prioritetet ekonomike të Kosovës për importe
Pasi ishin hequr masat e ndalesës për mallrat e Serbisë në Kosovë, ka pasur shumë deklarata të Qeverisë së Kosovës se CEFTA-n duhet pranuar, për të qenë anëtare e organizatës,më shumë sesa për të pasur varësi ekonomike nga Serbia.
Por, Serbia me të marrë lajmin për heqjen e barrierave nga Kosova, ka pushtuar tregun e Kosovës me praninë e maunave.
Më konkretisht Ministri i Financave Hekuran Murati para pak më shumë se dhjetë ditësh ka thënë se importet nga Serbia nuk janë as në top-prioritetin e pesëshes për importe, diçka që e tha edhe LVV, por Agjenciqa e Statistikave të Kosovës (ASK), tregon se mallrat e Serbisë kanë depërtuar në Kosovë me të madhe pas heqjes së ndalesës në “masë të sigurisë”.
Krekosja e Qeverisë Kurti praktikisht ka marrë fund dhe sot mallrat e Serbisë janë gjithkund në Kosovë në një dinamikë tepër të ashpër madje pa konkurrencë.
Të pakënaqur me trendin ekonomik dhe të paaftë ta menagjojnë tregun ekonomik të Kosovës Minsitri i Ekonomisë ashtu sikur shefi i tij i partisë dhe Kryeministri Kurti, për kalimin e tenderëve një burimorë të Qeverisë në duart e tre prokurorëve të Prokurorisë Speciale të Kosovë, akuzuan Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) se po e luftojnë Albin Kurtin e jo korrupsionin.
Lidhur me deklaratën e Hekuran Muratit ka reaguar KPK, përfshirë edhe Prokurorinë Speciale duke këruar që zyrtarët e funksioneve të shtetit të kenë kujdes në deklarime dhe të përmbahen nga pengimi i punës së prokurorëve në ushtrimin e detyrave profesionale të ndjekjes penale sipas detyrave zyrtare që rrjedhin nga kushtetuta .
“Puna dhe veprimet e prokurorëve të shtetit, përfshirë këtu Prokurorinë Speciale, janë objektive, profesionale, të bazuara në ligj, prova dhe fakte. Andaj, tendencat e akterëve të partive politike, përfshirë këtu përfaqësuesit e Qeverisë, të cilët synojnë të minojnë kredibilitetin dhe profesionalizmin e Prokurorisë Speciale, kanë qenë dhe do të jenë të dështuara”, thuhet në reagim.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala:”Superpuna” e Ministrisë së Financave (MF), shembulli më flagrant i shkeljeve ligjore.
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka kritikuar projektin e MF-së “superpuna”, ndaj të cilit duhen nisur me automatizëm auditimet dhe kontrollet, pasi ai është shkelësi më flagrant i ligjit dhe keqpërdorimit.
Ferat Shala i PDK-së i ka thënë gazetës Telegram News se ky projekt, përmes një sekretariati politik, ka shmangur procedurat ligjore që përbëjnë zyrat e punësimit në Kosovë, duke tentuar që ky projket t’u vihet në barrë zyrave lokale të punësimit nëpër komuna.
Shala konteston këtë projekt me dyshimet se pse nuk ishin përfshirë zyrat e punësimeve me fillim dhe kush udhëheq me këtë projekt si dhe a i është shtruar ndonjë auditimi ky projekt dhe sa milionë euro janë shpenzuar deri më tani?
Dyshimet e deputetit Shala janë në pyetjet pse është ndërruar vendi i parë për themelimin e Sekretariatit të “Superpunës” dhe a është dashur që Agjencia e Punësimit në Kosovë, të monitorojë aplikimin e kësaj skeme përmes Zyrave të Punësimit, në mënyrë që gjërat të koordinohen në hapat e parë të projektit ./Telegram News