Projekt-buxheti i Qeverisë Kurti i miratuar në parim nga Kuvendi të hënën, nuk është buxhet zhvillimor, as nuk mbështet makro e konominë zhvillimore dhe për më shumë është buxhet social që reflektohet në linja subvencionuese të shpenzimit buxhetor duke falur paranë e buxhetit.
Shpenzimi i buxhetit përmes subvencioneve reflekton dyshime të shumëfishta se në Qeveri nuk ka ekspertë që dinë ta planifikojnë shpenzimin duke investuar në projekte zhvillimore dhe dy se Qeveria u ka hap portat ministrive ta shpenzojnë buxhetin përmes tenderëve një burimorë dhe marrëveshjeve që qojnë një pjesë parash në parti për fushatë zgjedhore.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala e ka kritikuar Qeverinë Kurti për planifikime të gabuara dhe tendencioze të buxhetit për vitin 2025, duke e cilësuar si buxhet social që anashkalon zhvillimin e vendit dhe si të tillë PDK ka refuzuar ta votojë.
LDK ka qenë edhe më e ashpër në deklarimet kundër projekt -buxhetit të Qeverisë Kurti duke e quajtur buxhet skandaloz dhe në kundërshtim me shpërndarjet e nevojave të vendit.
Megjithatë projekt-buxheti është miratuar në parim nga mazhoranca e Kuvendit të hënën, por çka humb Kosova dhe sa humb duke planifikuar me aq shumë gabime buxhetin, prej të cilit në këtë vit nuk është shpenzuar as 50% e buxhetit të cilin Qeveria e ka quar në BQK nën masa afatizuese.
350 milionë euro janë humbur nga inflacioni për 4 vjet të Qeverisë Kurti
Eksperti, analisti dhe profesori Mr.Sc Selatin Retkoceri, ka analizuar në hollësi linjat planifikuese të projekt-buxhetit të miratuar në parim në Kuvend të hënën, por duke u kthyer në pjesën e mos shfrytëzimit të buxhetit të këtij viti as 50%, ka kalkuluar humbjet e inflacionit që e ka zënë paranë në sirtarë dhe lidhur me këtë ka pohuar për gazetën telegram News:
“Është krejt e thjeshtë, vetëm buxheti i pashpenzuar prej 1.8 miliard eurove shumëzohet me 20% inflacion për 4 vjet i bie që humbjet nga mos shfrytëzimi i parave nga inflacioni janë 350 milion euro. Pra, Kosova ka humbur 350 milionë euro për shkak të mos shpenzimit të parasë me kohë që ne në gjuhë të popullit i themi “me i gjuajte në baltë”.
Ligji i buxhetit është ligji më i rëndësishëm nga të gjitha ligjet të cilat i miraton Kuvendi i Republikës së Kosovës, me propozim vendim nga Qeveria. Bazuar në realizimin e shpenzimit të buxhetit të vitit 2024, ku ishin planifikuar të shpenzohen 3,314 miliard euro, rezulton se buxheti i planifikuar nuk është shpenzuar ashtu si është planifikuar. Ngecje apo mos realizim kemi pas sidomos në kategorinë e investimeve kapitale ku planifikimi ishte 850 milion euro, vlerë kjo e cila deri në fundin e vitit nuk pritet të shpenzohet as në masën 50 % të planifikimit. Nëse e krahasojmë planifikimin 4 vjeçar të kategorisë së investimeve kapitale, do të shohim se vetëm në këtë kategori kanë qenë të planifikuara afërsisht 3,060 miliard euro, derisa shpenzimet deri me 30 shtator 2024 janë afërsisht 1,230 miliard euro, apo 40% e kemi shpenzimin e parave të planifikuara në kategorinë kryesore ku zhvillohet ekonomia. Nëse një qeveri nuk ka arritur të shpenzojë buxhetin e gatshëm të cilin e ka mbajtur në thesarin e shtetit ku e ka gërryer inflacioni i lartë mbi 20% për këto katër vite, atëherë si mund të presim nga kjo qeveri që shpenzon buxhetin e investimeve kapitale në ndihma sociale e lëmoshë që herë pas here u ndanë qytetarëve dhe kategorive të ndryshme sociale”, ka thënë eksperti Retkoceri.
Për 4 vite qeverisje, mezi është shpenzuar 40% e buxhetit, ndërsa 1.830 miliardë euro janë para të bartura
Eksperti i ekonomisë dhe analisti Selatin Retkoceri ka thënë se “me këtë planifikim buxhetor që ofrohet me Ligjin e buxhetit të vitit 2025, nuk ofrohet zhvillim ekonomik, e sidomos kur e shohim shkallën kaq të ulët të shpenzimit të planifikimit për investime kapitale që për 4 vite mezi ka arritur në shkallën 40% që në shifra absolute i bie që 60% apo rreth 1,830 miliard euro janë para të bartura apo të pashpenzuara vetëm në kategorinë e investimeve kapitale.
Nëse e llogarisim humbjen që ka ardhur vetëm nga inflacioni 4 vjeçar i mbajtjes në thesar të këtyre parave del një humbje mbi 350 milion euro, vlerë kjo kur ja shtojmë edhe humbjet e mëdha që e kanë pësuar bizneset, punëtoret dhe qytetarët del se humbjet i kalojnë 1 miliard euro vetëm nga mos shpenzimi i buxhetit për investime kapitale. Ky mos shpenzim i buxhetit e ka zvogluar shkallën e zhvillimit ekonomik, apo BPV së paku për 1.5% që në kushte të shpenzimit 100% të buxhetit shkalla e zhvillimit ekonomik do të arrinte në 5%.
Leximi me kujdes i ligjit të buxhetit për vitin 2025 jep të kuptosh se planifikimi buxhetor për investime kapitale për vitin 2024 ishte 850 milion euro, për këtë vit do të jetë 930 milion derisa për katër vite të qeverisjes kemi një planifikim prej 3,060 miliard euro. Shikuar si vlerë është shumë inkurajuese, por kur e shohim realizimin deri me 30.09.2024, ky buxhet ka arritur të shpenzohet vetëm në shkallën prej 40%”, spikat analisti me përvojë Selatin Retkoceri.
Subevdcionimi enorm i ndërmarrjeve publike nga Qeveria, duhet të hetohet nga organet
Situatë shqetësimi është subvencionimi enorm i ndërmarrjeve publike ku kanë përfunduar mbi 500 milionë euro, për të cilat analisti Retkoceri thotë:
“Subvencionimi enorm i madh i ndërmarrjeve publike, ku kanë përfunduar mbi gjysmë miliardi euro, para këto që i kanë marrë ndërmarrjet publike të cilat normal duhet të vetëfinancohen, ose të falimentojnë, apo të privatizohen. Në ekonominë e tregut të lirë subvencionimi nuk është shpëtim as kapitalizim.
Afatizimi i parave të qeverisë në Bankën Qendrore të Kosovës, një dukuri jo normale që do të duhej ti ndodhte qeverisë. Buxheti i planifikuar duhet të shpenzohet, mos shpenzimi sipas planifikimit është dështim dhe përgjegjësi ligjore, prandaj dukuria e afatizimeve me qëllim përfitimi nga kamatat është antiligjore për institucionet qeveritare”, thot Mr.Sc Selatin retkoceri ekspert dhe analist profesional i ekonomisë.
Planifikimin e buxhetit për vitin 2025 e kanë kritikuar edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa dhe kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna./Telegram News