“Urime Donald Trump për këtë fitore të jashtëzakonshme”, shkruan në pikënisjen e urimit të tij Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.
Kreu i Qeverisë shkruan në postimin e tij në median sociale “X” se mezi pret të punojë me presidentin Trump “për të rritur më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”
“Ishte një nder i vërtetë të punoja së bashku me Presidentin e 46-të të Shteteve të Bashkuara për të forcuar lidhjen midis dy vendeve tona. Mezi pres privilegjin e madh të punoj me Presidentin e 47-të për të rritur më tej partneritetin tonë për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm”, thekson Rama në reagimin e tij.