Eksperti ushtarak: Largimi i ushtarëve nga FSK është social, por vjen nga politika

Publikimi manipulimeve me  ushqimin e FSK-së përmes tenderëve, ka shpërfaqur shumë probleme tjera brenda ushtrisë së Kosovës, ndër të cilat ekspertët e armatës të cilësuar  si oficerë të shkallës së tretë të sigurisë nacionale kanë folur për pasojat e largimit të  ushtarëve nga armata.

Janë dy kategori  të uniformuara për të cilat bëhet fjalë në rastin konkret, kur flitet për largimet nga FSK.

Kadetët, që janë grupi i oficerëve  të cilët kanë kontratë obligative  të shërbejnë tetë vite detyrim  në shërbim ushtarak dhe  janë ushtarët, të cilët nuk kanë sistem obligimi për qëndrim në ushtri  në asnjë fazë të rekrutimit.

Pas deklaratave të stafit  ministror se “largimet  nga FSK nuk sjellin  pasoja operacionale të ushtrisë së Kosovës ,pasi numër i madh rektrutësh aplikojnë çdo vit për pranim në FSK, Gazeta Telegram News, ka kontaktuar ekspertë të lartë ushtarakë, të  cilësuar si oficerë të shkallës së tretë të sigurisë nacionale që punojnë një jetë  të tërë në ushtri, njëri prej të cilëve  për opinion ka përmendur shpenzimet materiale deri te arritja e nivelit profesional të një ushtari të aftësuar për  luftë ose veprime operacionale .

“Ka shumë gjëra të mëdha që ndodhin deri te aftësimi i një rekruti në nivelin e ushtarit të përgatitur operacional”, ka  thënë ushtaraku i lartë pa dashur t’i përmendet emri dhe shton:

“Kostoja e një rekruti quhet ndryshe  kosto komunale e cila nënkupton veshmbathjen, ushqimin,  higjienën e tjera, si mjete shpenzuee përsonale. Pastaj vjen infrastruktura  ushtarake si kompjuteri, armatimi, municioni, ndihma e parë dhe  gjithë sistemi i kostos stërvitore.

Pas këtyre hyn kostoja e  instruktorëve profesionalë të FSK-së, të specializuar për doktrina të caktuara ushtarake të shkolluar dhe aftësuar  për këtë nivel dhe  të gjitha këto  që i folëm e që janë vetëm një pjesë e kostos së llogaritshme, në afatin 12 javor që quhet trajnim bazik themelor, për një rekrut i cili kur të vjen në këtë  nivel si i aftë, avancon në emrin ushtar

Pra, vetëm deri në këtë fazë po e merrni me mend sa ka shpenzime që quhen kosto fillestare”, thotë eksperti ushtarak dhe  vazhdon me nivelet tjera  të kostos:

“Pas trajnimit bazik,  ushtarët, caktohen në detyra tjera që vinë nga suksesi i përformancës  dhe  prej këtu, ushtarët fillojnë trajnimet specialistike për ushtarë të profilizuar dhe këto  ushtrime zgjasin 10 vjet dhe specializimet e aftësimi vazhdojnë  gjatë gjithë kësaj faze”,thotë eksperti  i lartë ushtarak.

Obligimet  e ushtarit për shërbim në FSK dhe obligimet e kadetëve

Oficeri i lartë ushtarak më tej thotë: “Për ushtarët, nuk ka obligime kompensuese nëse e lëshon ushtrinë dhe aktualisht  kështu është bërë përllogaritja dhe kjo vjen me siguri nga  sistemi jo adekuat i pagave mujore si kusht për mirëqenien familjare të tyre.

Për kadetët akademikë shkollimi i të cilëve zgjat katër vjet, kanë obligim të shërbejnë në armatë  tetë vjet  shërbim. Ata pas mbarimit të akademisë, shkojnë zakonisht  edhe nga dy vjet në SHBA, Gjermani, Britani të Madhe, Turqi për specializime  profilizuese. Shpenzimet e tyre janë jashtëzakonisht të larta, por ato bëhen me  marrëveshje të caktuara bilaterale, prandaj nga kjo pasqyrë e thjeshtë kronologjike, opinioni mund të kuptojë se  sa e lartë është kostoja e logjistike e një ushtari dhe oficeri, dy kategori  të cilat e braktisin FSK-në ,por oficerë shumë më pak e ushtarë shumë më shumë dhe kjo është për brengosje të madhe dhe nuk mund të mbulohet me një deklaratë të natyrës politike duke thënë se  nuk çon peshë operacionale largimi i 120 ushtarëve  nga  ushtria.

Po e marr një shembull  se e ka braktisur  FSK-në një ushtar ekspert i autoblindave i cili gjatë një ushtrimi në Turqi, ka çmendur ushtarakët e ushtrisë turke duke dalë larg më i miri dhe  merreni me mend kur del një ushtar i tillë nga  FSK çfarë pasoja ka  sisitemi. Dalja nga ushtria e çdo ushtari të përgatitur  mirë, është  vakum i një eksperti në luftë, ne ashtu i llogarisim me gjuhën ushtarake, por kur fola unë me te direkt   më tha se  nuk mund të ia dal jetës familjare me 500 euro pagë dhe ai iku jashtë, që ishte shumë e dhimbshme.Secili që del nga FSK-ia është përgatitur për diçka dhe secili ushtar që del  është humbje e  madhe për shtetin.

Nuk ka kush në botë që nuk i merr ushtarët tanë në punë e oficerët e FSK-së në armatën e vet, kudo në botë sepse FSK ka arritje të jashtëzakonshme suksesi dhe këtu duhet të thuhet qartë se po largohen për shkak të pagave të ulëta që nuk u mundësojnë ekzistencë familjare.

Edhe në ushqim ka luftë politike, ndërkohë që ushtria dhe sipas mundësive edhe Ministria e Mbrojtjes, është mirë me qenë  jashtë politikës, sikur ka qenë Anton Quni për shembull që nuk ka lejuar  politikë as në Ministri të Mbrojtjes.

Sot, çka po ndodh me ushqimin, është  luftë operatorësh për të marrë milionat dhe brenda kësaj lufte përfshihet  kryesisht ministria”, ka thënë eskperti  ushtarak për gazetën Telegram News, për të dëshmuar sa është e hidhur  kur e lshon ushtrinë në ushtar i përgatitur apo oficer i  shkolluar./Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews