Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pasi Sllovakia ka njoftuar që do ta mbyllë zyrën ndërlidhëse në Kosovë.
Hoxhaj ka thënë se në vitin 2013 pas Marrëveshjes së Brukselit, Kosova kishte marrë njohje nga Egjipti, Singapori, Pakistani dhe disa vende tjera dhe se Marrëveshja e Washingtonit kishte sjellë njohjen nga Izraeli.
Ndërkohë shton se pas marrëveshjes së Ohrit, Sllovakia po e mbyllë zyrën ndërlidhëse në Prishtinë dhe se Kosovën do ta mbulojë nga zyra në Beograd. Deputeti Hoxhaj thotë se kjo është politika e jashtme e Albin Kurtit.
“Marrëveshja e 2013-ës i hapi rrugë disa njohjeve nga Egjipti deri në Singapor, Pakistan dhe shumë vende të tjera! Marrëveshja e Ëashingtonit solli njohjen e Israelit, e Marrëveshja e Ohrit shtyu Slovakinë ta mbyllë zyrën në Prishtinë dhe ta mbulojë Kosovën nga Beogradi. Kaq për politikën e jashtme të Albin Kurtit!”, ka shkruar diplomati kosovar.