Policia në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën “vjedhje”, konkretisht me datën 21.05.2024, në rrugën “Rrustë Kabashi” në Prizren, një grua e dyshuar ka vjedhur disa pije alkoolike në një qendër tregtare dhe është larguar.
Pas raportimit, në kamera sigurisë nga policia është vërejtë një grua e moshës së re e cila merr disa pije dhe largohet në drejtim të panjohur.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi e të dyshuarës, mirëpo deri më tani nuk është rezultuar në identifikim i saj.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës”, thuhet në njoftimin e policisë.
Andaj policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqën zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilindo stacion të policisë në Kosovë.