Ferid Agani nga “Lista për Familjen” ka thënë se partia e tij do ta kalojë pragun zgjedhor në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
“Me siguri të madhe, po. Duke pasur parasysh përbërjen e këtij koalicioni, që është Aleanca e Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare dhe Intelektuale, dhe Grupi i Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të përfaqësuar nga Eman Rrahman dhe Visar Korenica”, tha Agani në emisionin “Debat Plus”.
Agani u shpreh se mund të e parashikojë rezultatet zgjedhore pasi që ai e kupton mirë dhe e “njeh” mirë mentalitetin e popullatës së Kosovës dhe vlerat e traditat tona kombëtare.