Kush e ka radhën?

Nuk është fjala për arrestimet në ministrinë e Liburn Aliut, as për tenderët një burimorë, por bëhet fjalë për rrahjen brutale të Goran Rakiqit, ish kryetarit të Listës Serbe brenda të cilës është futur “Brigada e Veriut”, që operon  nga duart e krye terroristit Milan Radoiçiq.

Mjeku Zlatan Elek, aktualisht kryetar i Listës Serbe, i zgjedhur  pas  sulmit terrorist në Banjskë, që erdhi  si parashut me urdhër  urgjent të Vuçiqit për ta shfajësuar  Listën Serbe  nga “mëkati” i Banjskës, është ai që po e mban në dry informativ  motivin dhe shkalllën  e rrahjes brutale të Goran Rakiqit, ish liderit serb të veriut, i cili  për pak më shumë se një vit, po akuzohet nga serbët  veriorë për tradhti  kombëtare.

Ka kohë që  numrin një të Listës Serbe, qytetarët serbë e ndjekin  duke e sharë rrugëve të Mitrovicës veriore, siç kanë treguar edhe storjet televizive, për arsyet që i din ai më së miri, por ajo që e di opinioni dhe që shihet, është  se Goran Rakiq, ka reduktuar aktivitetin politik në Kosovë, duke  kaluar në punët politike të Serbisë, ku Vuçiq e ka tërhequr  nga punët e pista  në veri, në pozitën   deputet në Kuvendin e Serbisë.

Ornagizatat civile në veri të Kosovës vitin e kaluar  kanë raportuar para objektit të lartë  ndërtimor të përfolur si objekt  pronësor i kryetarit të Listës Serbe,  duke akuzuar  Rakiqin për shpërlarje parash nga fondet e Beogradit dhe të Kosovës.

Burime të Telegram News nga veriu i Kosovës, rrahjen brutale të Goran Rakiqit e kanë ndërlidhur me  kompanitë e Milan Radoiçiqit, ku Rakiq si ndihmëtar i përvetësimit të tenderëve nga Kosova, shumica e të cilëve janë përthithur nga viti 2021, sipas hulumtimit dhe zbulimit të të gjitha shifrave  dhe numrit të tenderëve që i ka raportuar  gazeta Telegram News.

“Ish kryetari i Listës Serbe, tani deputet  i Kuvendit të Serbisë Goran Rakiq, pas mesnatës së diele është sulmuar brutalisht në veri”, ka raportuar gazeta Danas, pa dhënë detaje tjera siç e kanë zakonisht  informimin e plotë nga veriu të gjitha mediat e Beogradit, edhe për më të voglin incident që ndodh në veriun e Kosovës.

Nga spitalin ku  është pranuar për shërim Goran Rakiq, nuk ka dal asnjë fjalë e vetme informative rreth këtij sulmi të planifikuar.

Sipas  burimeve  të sigurta të gazetës Telegram News nga veriu, Goran Rakiq është rrahur brutalisht nga  banda “Brigada e Veriut”, në rrugën  “Sutjeska” të Mitrovicës së veriut, pak para hyrjes në banesën e tij, rreth orës 02. 21 pas mesnatës së diele dhe është dërguar  për trajtim  në spitalin e  veriut të vendit ku  ka kaluar në përkujdesin e Zlatan Elek, aktualisht kryetar i Listës Serbe, i cili i ka mbyllur  të gjitha rrugët informative edhe  për çasje policore ndaj  këtij akti të dhunës.

Gazeta Danas ka shkruar se “ dyshohet që sulmi brutal ndaj Goran Rakiqit, ka ndodhur pikërisht në rrugën “Sutjeska” në Mitrovicën e Veriut në orët e hershme të mëngjesit të së dielës dhe   pas të gjitha përpjekjeve për t’u informuar nëse Rakiq është trajtuar gjatë natës në këtë spital, askush nuk ka folur”, përcjell Danas.

Ai që ka dhënë informacione të vetme nga veriu rreth kësaj rrahje brutale është  udhëheqësi i  Lëvizjes Qytetare “Përgjigja” (Odgovor), Boban Bogdanoviq që ka  dhënë detaje të motivit pse ka ndodhur  sulmi brutal ndaj Goran Rakiqit dhe ka detajuar se “Goran Rakiq është sulmuar  nga kolegët e organizatës terroriste “Brigada e Veriut. Goran Rakiq ka borxhe  të mëdha financiare  ndaj Milan Radoiçiqit dhe rrahja e tij ka ndodhur për shkak të borxheve  ndaj Radoiçiqit”, ka njoftuar  në platformën X Boban Bogdanoviq duke dhënë edhe detajet se  në cilat burime  është njoftuar:

”Miqtë e mi   nga Mitrovica më njoftuan mbrëmë  menjëherë se mbeturina Goran Rakiq, është rrahur nga kolegët e tij të organizatës terroriste “Brigada e Veriut”. Borxhet e tij financiare ndaj terroristit Radojiçiq janë të mëdha”, duke përfunduar me fjalinë dëshirore “u shfarosëshin”!

Rastin nuk e ka konfirmuar as zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për Veriun Veton Elshani.Drejtori i Institutit “Octopus” Agim Musliu thotë se Rakiq u rrah nga shokët e tij, kriminelë dhe terroristë të lidhur me Aleksandar Vuçiqin dhe Milan Radoiçiqin”.

Ai në rrjetin social X ka thënë se do të provohet në  veri që rasti t’u mveshet shqiptarëve. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews