Dogana e Kosovës në Gjilan ka ndaluar një automjet, ku kishin vërejtur se në të ishin të ngarkuara 750 copë pula të gjalla, pa dokumente për prejardhjen e tyre.
Dyshohet se ato janë kontrabanduar nga Serbia në Kosovë përmes rrugëve ilegale.
“Më datê 10.10.2024 nga njësitet e lartcekura është ndaluar automjeti transportues VW furgon me targa vendore. Gjatë kontrollit êshtë verejtur se kishte të ngarkuara 750 copë pula te gjalla,pa asnje dokument mbi prej ardhjen e tyre, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Serbia ne Kosovē pērmes rrugeve ilegale”, thuhet në njoftim.