Hyseni kërkon shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit Komunal, në shkresën e drejtuar ndaj ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Kjo pasi sipas kërkesës, Kuvendi nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore.

“Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën C, për arsye të mos votimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal”, thuhet në kërkesë.

Hyseni ka përmendur si arsye të kësaj kërkese pamundësinë për të raportuar si kryetar në këtë kuvend, mos bartjen e buxhetit të mbetur nga viti i kaluar në vitin aktual dhe mos futjen në rend dite të votimit të buxhetit komunal.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews