Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se ushtarët letonezë të diskoluar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit kanë kryer patrullime në vijën kufitare në Zubin Potok.
Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i thotë se është reaguesi i tretë i sigurisë pas Policisë dhe EULEX-it.
“Ushtarët letonezë të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO kryen një patrullë rutinë përgjatë vijës kufitare administrative, në komunën e Zubin Potokut/Zubin Potok. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët punojmë në koordinim të ngushtë”, thuhet në njoftim. /TelegramNews/