Një hulumtim i Gazetës Telegram News, rreth punësimeve shpërfaqi se kandidatët e pranuar janë persona të afërt me Alban Hysenin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ky hulumtim bëri që të bëhet një presion më i madh mediatik për anulimin e këtij konkursi, kështu që gjatë ditës së djeshme kryetari Alban Hyseni dërgoi vendimin e tij në Gjykatë Themelore të Gjilanit për anulimin e 84 kontratave për punësimet e tij të kundërligjshme në institucionet komunale.
Reagime pati të shumta, kujtojmë se disa ditë më parë ishte Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan e cila kishte mbajtur një konferencë për media në selinë e degës së tyre.
” Një super-skandal i punësimeve VV-ja, partia në pushtet në Gjilan shkel me dy këmbë parimin e barazisë e konkurrencës në punësim duke u dhënë siç ata thonë “prioritet balldëskave, baxhanakëve e kunatave“, u tha gjatë konferencës.
Për këto punësime për Telegram News kishte folur dhe ish-kryetari i kësaj komunës, Lutfi Haziri, i cili thoshte se ajo që po ndodhë me Komunën e Gjilanit nuk është vetëm dëshpërues, por zhgënjyese deri në pafundësi nga abuzimet me punësime familjare të një grupi të VV-së.
“Ajo që po ndodhë me Komunën e Gjilanit nuk është vetëm dëshpërues, por zhgënjyese deri në pafundësi nga abuzimet me punësime familjare të një grupi të VV-së, dhe përfaqësuesve të tyre në ekzekutiv apo edhe deputet e VV-së nga Gjilani”, u shpreh Haziri për Telegram News.
E së funmdi ka reaguar dhe Partia Demokratike e Kosovës, ku ka dalur me një komunikatë rreth punësimeve të paligjshme në institucionet komunale.
“Alban Hyseni dorëzohet edhe para Gjykatës Themelore të Gjilanit, dërgon vendimin e tij për anulimin e 84 kontratave për punësimet e tij të kundërligjshme në institucionet komunale”, thuhet në një komunikatë të PDK-së së Gjilanit. Përveç tjerash, PDK vlerëson se “dorëheqja është e vetmja rrugë e këtij kryetari të Gjilanit”, thuhet në komunikatë.
Nga kjo parti, thuhet se rruga e vetme është dorëheqja e kryetarit të Gjilanit.
“DORËHEQJA është e vetmja rrugë e këtij kryetari të Gjilanit”.