Kurti takohet me ministren letoneze, diskutohet për rreziqet që paraqet Serbia në Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takimin e parë bilateral në kuadër të Forumit e zhvilloi me ministren e Punëve të Jashtme të Letonisë, Baiba Braže.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjatë takimit është diskutuar për mënyrat dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Duke shprehur mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme, kryeministri theksoi rëndësinë e partneritetit bilateral dhe bashkëpunimit të afërt në avancimin e interesave të përbashkëta dhe mbrojtjes, si dhe promovimit të vlerave që Kosova dhe Letonia ndajnë përballë rreziqeve nga regjimet autokratike. Në këtë kontekst, diskutuan për mënyrat dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftim.

Më tej, kryeministri e ka njoftuar minitren lidhur me raportet me Serbinë dhe rrezikun që Serbia transmeton te Ballkani Perëndimor.

“Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi ministren Braže për zhvillimet në vend, raportet me Serbinë, rreziqet që ajo paraqet për Ballkanin Perëndimor për shkak të lidhjeve të afërta me Rusinë dhe për përfshirjen e saj të drejtpërdrejtë në organizimin dhe ekzekutimin e sulmit terrorist dhe paramilitar të një viti më parë në Banjskë”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews