Osmani në New York: Historia e Kosovës shfaq partneritetin dhe fuqinë e demokracisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për ndjenjën dhe përjetimet e një refugjati në Clinton Global Initiative në New York.

Presidentja derisa foli për Kosovën theksoi se historinë që e ka ky vend është ajo që shfaq fuqinë e demokracisë.

“Unë e di që jemi shtet i vogël por fuqishëm e besoj se ndikimi i jonë në botë nuk duhet të përkufizohet me madhësinë gjeografike apo vendndodhjen. Por për historinë që kemi për të thënë, historia e Kosovës është ajo që shfaq partneritetin, fuqinë e aleancave, dhe fuqinë e demokracisë”, tha ajo.

Osmani tha se populli i Kosovës e ka dashur lirinë dhe se këtë liri nuk ka mundur askush t’ua mohojë e ndalojë pa marrë parasysh se sa e gjatë ishte rruga për këtë.

“Dhe tregon se asgjë nuk mund të qëndrojë në rrugën e njerëzve që dëshirojnë të jenë të lirë, asgjë pa marrë parasysh sa e vështirë është rruga, dhe pa marrë parasysh sa gjatë, gjithmonë ti do të jesh aty. Askush nuk mund të ndalojë njerëzit që duan të jenë të lirë”, ka thënë Osmani.

Presidentja tutje tha se të jesh refugjatë të inspiron për nevojën që t’i shërbesh vendit.

“Të jesh një refugjatë të formon si person, por edhe profesionalisht për të gjithë jetën. Dhe të inspiron në vete për nevojën që t’i shërbesh vendit tënd, njerëzve të tu dhe njerëzimit në botë”, theksoi ajo.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews