Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Komisioni për Legjislacion ka votuar Projektligjin për byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Haxhiu në Facebook tha se ky projektligj ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve
“Sot, përpara anëtarëve të Komisionit për Legjislacion prezantova projektligjin për Byronë me fokus ndryshimet që ndërlidhen me adresimin e gjetjeve të Gjykatës Kushtetuese, siç janë retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve. I falenderoj anëtarët e Komisionit për diskutimet dhe votimin e këtij projektligji të rëndësishëm që ka për qëllim ndjekjen e pasurisë së pajustifikueshme të zyrtarëve”, tha Haxhiu./TelegramNews./