Sot nënshkrova kontratën për renovimin e objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, me një vlerë prej 814,229.72 euro.
Kështu ka njoftuar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, derisa ka thënë se ky investim po bëhet për herë të parë dhe do të mundësojë transformimin e plotë të hapësirës së brendshme, duke përfshirë renovimin e laboratorëve, sallave të autopsisë, kulmit dhe zyrave të punës.
“Përmes këtij projekti, po ndërtojmë një institut që jo vetëm që përmbush standardet më të larta teknike dhe funksionale, por edhe rrit sigurinë dhe efikasitetin e shërbimeve për qytetarët”, tha Haxhiu.
Teksa sipas ministres, ky është një hap konkret drejt përmirësimit të infrastrukturës mjeko-ligjore, duke garantuar shërbime moderne dhe cilësore në të gjitha rastet./TelegramNews./