Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në SHBA, ka falënderuar presidentin Joe Biden për ftesën për të marrë pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike.
Osmani në Facebook tha se krahas përkushtimit të përbashkët për luftimin e drogave sintentetike ka pasur mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror.
“Falënderuese ndaj Presidentit Joe Biden për ftesën që të marr pjesë në Samitin Global kundër Drogave Sintentetike. Krahas përkushtimit tonë të përbashkët që ta luftojmë këtë dukuri të tmerrshme, kisha mundësinë që të bashkëbisedoj edhe me liderë të tjerë botëror”, ka shkruar Osmani./TelegramNews./