Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar i zhdukur në Gjilan.
Sipas njoftimit, i njëjti është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer ende.
“Me 24.09.2024 ankuesja femër kosovare, ka raportuar se djali i saj mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Sipas ankueses viktima ka probleme shëndetësore psikike. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.