Një 79 vjeçar në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura dhe ato i ka dorëzuar në Polici.
Në njoftimin e Policisë thuhet se është identifikuar pronari dhe i është kthyer portofoli së bashku me paratë që ishin 530 franga dhe mbi 100 euro.
“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë : 530 franga, 145.5 euro dhe dokumente tjera.
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj e ka falënderuar qytetarin H. Musliu për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të portofolit në stacionin e policisë”, thuhet më tej në njoftim. /TelegramNews/