Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Nju Jork me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.
E para e shtetit bëri të ditur se me presidentin Ghazouani ka diskutuar edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
“Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.