Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës

Ndeshja e Ligës së Kombeve mes Rumanisë dhe Kosovës, e cila u ndërpre në minutat e fundit të premten e kaluar, ka marrë fund me një vendim të UEFA-s, e cila i ka dhënë fitoren 3:0 Rumanisë.

Takimi u ndërpre pak para përfundimit, me rezultatin 0:0, pasi tifozët rumunë lëshuan thirrje raciste ndaj lojtarëve të Kosovës.

Kjo situatë solli largimin e ekipit të Kosovës nga fusha e lojës.

Vendimi i UEFA-s është bërë publik të mërkurën, ku është vendosur që fitorja të regjistrohet në favor të Rumanisë.

Megjithatë, ky rezultat nuk ka ndryshuar renditjen e grupit. Rumania vazhdon të mbetet në krye të grupit me 18 pikë, ndërsa Kosova, pavarësisht humbjes, do të tentojë të sigurojë kalimin në Ligën B përmes plejofit.

Gjobat dhe dënime për të dyja federatat

Federata e Futbollit të Kosovës është dënuar për mosluajtjen e ndeshjes, duke shpallur një humbje 3:0 në tavolinë, për shkak të mos përfundimit të ndeshjes si pasojë e largimit të lojtarëve të Kosovës nga fusha për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët rumunë.

Për këtë shkelje, Federata e Futbollit të Kosovës është gjobitur me 6,000 euro për sjelljen e papërshtatshme të lojtarëve të saj, të cilët morën më shumë se pesë kartonë të verdhë gjatë ndeshjes.

Në anën tjetër, UEFA ka vendosur një sërë masash kundër Federatës Rumune, përfshirë një gjobë prej 50,000 eurosh për sjelljen raciste dhe diskriminuese të tifozëve të saj.

Për këtë, është urdhëruar gjithashtu mbyllja e stadiumit të Federatës Rumune për ndeshjen e ardhshme që do të luajë si vendas.

Në përfundim të hetimeve, UEFA ka vendosur gjoba të tjera për Federatën Rumune, duke përfshirë 30,000 euro për transmetimin e mesazheve provokuese politike gjatë ndeshjes, 9,000 euro për hedhjen e objekteve në fushë, 4,500 euro për ndezjen e fishekzjarreve, dhe 8,000 euro për përdorimin e lazerëve.

Gjithashtu, Federata Rumune është gjobitur me 12,500 euro për shkaktimin e turbullirave gjatë himnave kombëtare dhe 14,000 euro për bllokimin e kalimeve publike.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews