Policia e Kosovës ka dhënë detaje për djegien e vilës së deputetit të Vetëvendosjes , Mefail Bajqinovci.
Në raport thuhet se nuk dihen rrethanat në të cilat është përfshirë nga zjarri vila.
Derisa theksohet se zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.
“Podujevë 15-24.09.2024 – NN. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet tutje.