Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor për të treguar se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar rreshterin e Policisë, Afrim Bunjaku në njëvjetorin e vrasjes së tij në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, shkruan TelegramNews.

E para e shtetit tha se rreshteri Bunjaku ra dëshmor “për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm”.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë! ”, ka shkruar Osmani.

Ndryshe edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  ka përkujtuar heroin, Afrim Bunjakun.

Kurti ka thënë se kurrë nuk do ta harrojnë sakrificën e heroit, Afrim Bunjaku që humbi jetën duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Derisa sot një vit nga rënia heroike e rreshter, Afrim Bunjakut në Banjskë të Zveçanit nën patronatin e kryeministrit, Albin Kurti do të mbahet Akademi Përkujtimore në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews