Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në ndertim të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit më parë.
Në një postim në Facebook, Maqedonci ka thënë se heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut.
“Heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë. Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës”, tha ai.