Ndeshja mes Atalantas dhe Arsenalit përfundoi pa gola në kuadër të Ligës së Kampionëve për këtë edicion.
Pjesa e parë doli të jetë plogësht nga të dyja skuadrat, me të vetmin rast nga Bukayo Sakan.
Me të filluar pjesa e dytë, Thomas Partey pengoi në zonë Edersonin, me gjyqtarin që akordoi penallti.
Nga pika e bardhë e mori përsipër gjuajtjen Mateo Retegui, por David Raya priti goditjen e tij, ndërsa topi u kthye sërish te sulmuesit italian që gjuajti me kokë, por Raya sërish me një pritje spektakolare ia mohoi golin.
Minutat e mbetura të këtij takimi nuk sollën diçka më shumë dhe dy skuadrat u desh të pajtohem me barazim.