Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se problemi me liderin e Vetëvendosjes, kryeministrin Albin Kurti është se ai “është në mënyrë konstante anti-amerikan”.
Kështu deklaroi Grenell në një intervistë derisa tha se Kurti është kritikuar nga gjithë bota.
“Ai është tani lideri i Kosovës që është kritikuar nga e gjithë bota, nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Shtëpia e Bardhë e drejtuar nga Biden, nga BE-ja, gjermanët e Franca”, tha ai.
Derisa sa i përket fletarrestit për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ky i fundit tha se është lëshuar në kohën kur po bëhej progres sa i përket dialogut Kosovë-Serbi dhe kur ish-presidenti Thaçi ishte ftuar në Washington.
Madje sipas Grenell, fakti që ish-presidenti Thaçi vazhdon të qëndrojë në burg është një mizori.
Duke shtuar se e ndjenë që duhet të bëjë diçka për të nxjerrë nga burgu dhe thotë se mezi pret që Trump të fitojë sepse do ta lirojnë Thaçin nga burgu.
“Çfarë unë besoj, është që kur ne ishim duke bërë progres, Jack Smith ishte në Hagë atë kohë, targetoi presidentin Thaçi. Tani presidenti Thaçi vazhdon të jetë në burg dhe kjo është një mizori. Për mua është një mizori. S’ndjehem mirë për një situatë të tillë, sepse ne e ftuam që të vijë në SHBA të negociojë dhe ai u penalizua dhe shko në burg për këtë. Unë e ndjej që duhet të bëjë diçka që të nxjerr nga burgu dhe kam provuar dhe mezi pres që presidenti Trump të fitojë dhe sepse do ta nxjerrim Thaçin nga burgu”, tha Grenell.
@truckalgjingjini Kurti AntiAmerikan,,,, Thaçi lirohet nga burgu po të dalë Trump😳