Shkencëtarët shpjegojnë pse po ndodhin përmbytje shkatërruese: Kjo është pikërisht ajo që presim

Qytetet në të gjithë Evropën qendrore janë përmbytur për shkak të reshjeve të mëdha gjatë fundjavës së fundit. Shiu i ktheu rrjedhat e qeta në ujëra të tërbuara që shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturë.

Të paktën 16 njerëz humbën jetën në zonën nga Austria në Rumani. Nuk është vetëm Evropa e prekur nga përmbytjet.

Përkatësisht, javën e kaluar u përmbytën fshatra në Myanmar dhe Nigeri, ku u përmbyt një zonë e banuar nga më shumë se një milion njerëz. Shkencëtarët e klimës janë të shqetësuar për dëmin, por ata nuk janë të befasuar nga intensiteti i motit, transmeton Telgram News.

“Reshjet katastrofike që kanë goditur Evropën qendrore janë pikërisht ajo që shkencëtarët presin me ndryshimin e klimës,” tha Joyce Kimutai nga Instituti Grantham në Imperial College London.

Ajo vuri në dukje se vdekjet dhe dëmtimet në Evropë dhe Afrikë tregojnë se sa e përgatitur dobët është bota për përmbytjet.

Shkencëtarët janë të kujdesshëm kur reshjet ekstreme i atribuohen ndikimit njerëzor sepse ka kaq shumë faktorë që formojnë ciklin e reshjeve.

Shkencëtarja e klimës nga ETH Sonia Seneviratne e Cyrihut tha se analizat e drejtpërdrejta të përmbytjes në Evropën qendrore zbuluan se shumica e avullit të ujit kishin origjinën në Detin e Zi dhe Mesdheun, dhe të dy detet u bënë më të ngrohta si rezultat i ndryshimit të klimës të shkaktuar nga veprimi njerëzor. Ndërsa detet po bëhen më të ngrohta, ka gjithnjë e më shumë ujë që avullojnë në ajër.

“Intensiteti i reshjeve të mëdha rritet me një mesatare prej shtatë përqind në secilën shkallë të ngrohjes globale.

Temperatura globale u rrit 1.2 gradë, që do të thotë se intensiteti i reshjeve u rrit mesatarisht me tetë përqind, “shpjegoi Seneviratne.

Kimutai veçoi të dhëna nga stacionet meteorologjike, sipas të cilave reshjet e shtatorit në Gjermani, Poloni, Austri, Republika Çeke, Hungaria dhe Sllovakia kanë qenë gjithnjë e më intensive që nga viti 1950, shkruan gazeta The Guardian. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews