IKD tregon numrin e lëndëve që kanë pranuar gjykatat në vend lidhur me paga jubilare

Gjykata Themelore në Prishtinë duke përfshirë degët e saj, ka pranuar numrin më të madh të lëndëve që lidhen me paga jubilare, me gjithsej 3 mijë e 677 raste. Ndryshe nga kjo, Gjykata Themelore në Gjakovë me degët e saj ka pranuar numrin me të vogël të lëndëve të tilla, me vetëm 214, që është përafërsisht 17 herë më pak se në rajonin e Prishtinës. Kështu është bërë e ditur nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në raportin: “Kostoja e pagave jubilare të papaguara”.

Po ashtu nga analiza e IKD-së rezulton se shuma mesatare e aprovuar për rastet e pagave jubilare në një proces gjyqësor është afërisht 1 mije e 300 euro.

Edona Ahmetaj nga USAID ka thënë se rreth 15 mijë lëndë në tre vitet e fundit kanë shkuar në Gjykatat e Kosovës.

“Diku 15 mijë lëndë në tre vitet e fundit kanë shkua në Gjykatat e Kosovës, të cilat përveç që kanë paraqitë pengesë në efikasitetin e gjyqësorit për të trajtuar lëndë tjera që janë në pritje për një kohë të gjatë, po ashtu kanë shkaktuar lodhje për qytetarin”, tha Ahmetaj.

Megjithatë, studentja e Klinikës Ligjore në kuadër të IKD-së, Lauresa Gashi, tha se ka pasur një ulje të lehtë të numrit të rasteve që lidhen me pagat jubilare që pranohen brenda një viti.

“Sidoqoftë, statistikat tregojnë një stabilitet të përgjithshëm lidhur me numrin e rasteve të pagave jubilare të pranuara, me një rritje të ulët nga viti 2022 dhe 2023. Po ashtu statistikat dëshmojnë se në raport me numrin e përgjithshëm të rasteve civile në procedurë kontestimore ka pasur një ulje të lehtë të numrit të rasteve që lidhen me pagat jubilare që pranohen brenda një viti…Në vitin 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë duke përfshirë degët e saj, ka pranuar numrin më të madh të lëndëve që lidhen me paga jubilare, me gjithsej 3 mijë e 677 raste. Ndryshe, Gjykata Themelore në Gjakovë me degët e saj ka pranuar numrin më të vogël të lëndëve të tilla, me vetëm 214, që është përafërsisht 17 herë më pak se në rajonin e Prishtinës”, tha ajo.

Ndërkaq, Fjolla Maksuti, studente nga Klinika Ligjore e IKD-së, u shpreh se shuma mesatare e aprovuar për rastet e pagave jubilare në një proces gjyqësor është afërisht 1 mije e 300 euro. Duke shtuar se shpenzimet vjetore të paguara nga shteti për paga jubilare kanë arritur deri në 10 milionë euro.

“Nga analiza e rasteve rezulton se shuma mesatare e aprovuar për rastet e pagave jubilare në një proces gjyqësor është afërisht 1 mije e 300 euro. Gjithashtu, kostot mesatare procedurale arrijnë rreth 300 euro. Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve përcakton lartësinë e kamatvonesës tetë përqind në vit, përveç nëse parashihet ndryshe me ligj të veçantë”, tha Maksuti.

Ndërsa, Arrita Rezniqi, menaxhere e programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), gjatë prezantimit të raportit ka thënë se Ministria e Financave përmes qeverisë duhet të ndajë buxhet të nevojshëm për komunat lidhur me pagat jubilare.

“Kemi kërkuar që Ministria e Financave përmes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të ndajë buxhetin e nevojshëm për komunat, në mënyrë që të gjitha këto raste të zgjidhen pa pas nevojë të shkojnë në Gjykatë. Kjo do të mundësonte që qasja e trajtimit të këtyre rasteve të jetë e përqendruar tek qytetari në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve të vendit dhe jo të fokusohet në adresimin e këtyre rasteve përmes institucioneve ose procedurave ligjore”, tha Rezniqi. /KP

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews