​IKD: Kosova po dështon që të ofrojë një qasje strategjike për luftimin e korrupsionit

Institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në luftimin e korrupsionit dhe Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit. Kështu është thënë në publikimin e raportit “Raporti i shoqërisë civile mbi zbatimin e kapitullit II (Masat Parandaluese) & kapitullit V (Rikuperimi i Pasurisë) të Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Korrupsionit në Kosovë” nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Zëvendësdrejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Betim Musliu tha se pavarësisht ndërrimit të qeverive ende nuk është arritur që Kosova të ketë një strategji shtetërore kundër korrupsionit, që prej vitit 2019.

Musliu, potencoi se përkundër faktit se qeveria aktuale ka premtuar luftën kundër korrupsionit, ajo nuk ka arritur as formalisht ta miratojë dokumentin më bazik për luftimin e korrupsionit.

“Zbatimi efektiv i kuadrit ligjor kundër korrupsionit mbetet jashtëzakonisht i dobët. Edhe pse vazhdimisht ndër vite dhe po ashtu nga të gjitha qeveritë deri tash, ka pasur një gatishmëri politike për të rregulluar infrastrukturën ligjore përmes ligjeve themelore për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, praktika tregon se institucionet e zbatimit të ligjit kanë dështuar në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Duhet theksuar se Kosova aktualisht po dështon që të ofrojë një qasje strategjike dhe sistematike për luftimin e korrupsionit”, tha Musliu.

Ndërkaq, hulumtuesi në IKD, Gëzim Shala vlerësoi si të domosdoshëm ndryshimi e ligjit për prokurimin publik, pasi sipas tij është vetëm pjesërisht në përputhje me dispozitat e Bashkimit Evropian. Përveç kësaj ky ligj nuk përmban dispozita të cilat e adresojnë prokurimin elektronik dhe sfidat e organit shqyrtues të prokurimit.

Shala potencoi se përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje, problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies.

“Përkundër faktit që garantohet një pavarësi e gjerë në kushtetutë dhe ligje problematike dhe sfiduese ende mbetet çështja e transparencës dhe llogaridhënies. Megjithatë, në kohën e fundit përtej aspektit praktik ka tendenca edhe për regres në fushën legjislative në atë mënyrë që ligjet mos të draftohen në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe që të ketë regres në këtë fushë”, potencoi Shala.

Ndërsa, menaxherja e projektit në Koalicionin UNCAC, Danella Newman përmes një fjalimi virtualisht tha se përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca dhe efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore.

“Mekanizmi i rishikimit të zbatimit të konventës është një mekanizëm ndërqeveritar i rishikimit nga nivelet e njëjta ku zbatimi i kapitujve të veçantë të konventës prej një shteti anëtar shqyrtohet prej dy shteteve të tjera anëtare. Rishikimi i ciklit të dytë është në proces dhe kapitulli i dytë për masat parandaluese dhe kapitulli V për rikuperimin e pasurin së janë duke u shqyrtuar…Përveç mungesës së gjithëpërfshirjes, mekanizmit të rishikimit të zbatimit të konventës i mungon transparenca de efikasiteti pasi rishikimet vlerësojnë kryesisht kornizën ligjore dhe jo aq shumë zbatimin aktual të dispozitave të konventës në praktikë”, tha Newman.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews